Dr. Haki Bllaca

BIOGRAFI

Haki BllacaKa lindur me 5 Maj 1934, ne nje familje te sistemuar  prej  kohesh  ne qytetin e Gjirokastres.
Arsimin  8 vjecar e kryen ne shkollen “  24 Maji “ ne Durres, ku familja transferohet per motive ekonomike dhe po ne kete qytet, kryen edhe arsimin e mesem ne gjimnazin “16 Shtatori “.  . Gjithnje e gjithkund  dallohet per rezultate te larta ne mesime dhe aktivitete brenda e jashte shkollore. Eshte kujdestar klase ne vitin e trete dhe te katert te gjimnazit dhe  anetar i rinise se shkolles; eshte sportisti e futbollisti i dalluar, nxenesi i dalluar, sistematik dhe lexuesi i pandare i librit, ka hobi pikturen dhe pelqen shume muziken.
Per keto cilesi te shquara zgjidhet per te vazhduar studimet universitare jashte shteti, ne Bullgari ku, gjate viteve 1954- 1960 mbaron studimet e larta per Stomatologji ne  Akademine Mjekesore te Sofjes. Mbas perfundimit te studimeve, vijon per 6 muaj kursin e kualifikimit per protetike e ortodonci dhe nga mesi i vitit 1960 kethen ne atdhe duke filluar aktivitetin si mjek stomatolog, fillimisht ne Sarande e me pas, ne vitin 1963, ne Durres.
 Eshte mjek ne repartin e femijeve te cilin me pas e drejton per nje periudhe te gjate
”Mjekimi i planizuar i femijeve te qytetit te Durresit”eshte fusha ku Dr. Hakiu jep shume, me zellin, korrektesen e kembenguljen e tij te pandashme .
Ne vitin 1975 specializohet per nje vit prane Fakultetit  te Mjekesise – Tirane,  ne profilin e Ortodoncise dhe me pas, kontributi i tij i posacem lidhet me korrigjimin e anomalive te dhembe- nofulla -fytyres ne femijet e ketij rrethi
Astma bronkiale eshte semundja qe i shfaqet heret dhe e shoqeron per gjithe jeten por dr. Hakiu e sfidon gjithnje ate me guximin, entuziazmin e punen e tij te palodhur.
Aktivizohet  ne shume detyra shoqerore. Per mbi 10 vjet eshte Kryetar i Bashkimeve Profesionale te Klinikes Stomatologjike te Durresit; Eshte pjesemarres e delegat ne Kongreset e e kesaj Organizate  ne shkalle  Rrethi e Kombetare  qe organizohen ne Tirane..
Por ajo qe e shquan edhe me shume eshte pjesmarrja e tij ne te gjitha aktivitet shkencore qe fillojne te organizohen ne Shqiperi qe ne vitin 1967, ne Shkoder, ne te  parin Sesion shkencor ne shkalle Republike, mbas disa perpjekjeve prane Fakultetit te Stomatologjise ne Tirane.
 Me referatet e tij shkencore ai gjendet gjithandej: ne Tirane, ne  Shkoder, ne Elbasan, ne Gjirokaster  e kudo  argumenti i tij shkencor eshte i thelle, elokuent, i dukshem. Temat e mbajtura shquhen per shumellojshmerine, larmine, bukurine e kontributin e madh dhe gjejne vend ne organet e shtypit  stomatologjik.
Fillimisht perqendrimi eshte ne  semundjet stomatologjike profesionale ne Ndermarrjen Ushqimore te Durresit, ku ne bashkeautoresi me Dr. Pirro Qerimin, gjithashtu i lauruar ne Sofje, ben jehone deri ne vleresim te posacem nga ana e Digasterit te Ministrise se Shendetesise. Vijon me “ Perhapjen e kariesit te dhembeve ne femijet e qytetit te Durresit”,me pas me “Anomalite e dhembe- nofulla- fytyre-“e me tej me  “ Gjendjen e sistemit dentar ne kafkat e skeletet e zbuluara gjate germimeve arkeologjike ne qytetin e Durresit”.
Jane keto, tema qe botohen per here te pare e qe kane jehone te posacme ne mjediset shkencore stomatologjike. Behet  nje nder nismetaret e pare ne shkalle Republike per ndertimin dhe organìzimin e ”Sherbimit stomatologjik te planifikuar” te femijeve ne shkalle Republike dhe pervoja e tij e madhe praktike e shkencore, ne bashkepunim me tjere titullare te rretheve si, Dr. Ibrahim Dibra - Tirane, Dr. Jorgo Bukas- Gjirokaster, Dr. Pjeter Pepa -Shkoder  etj. perhapet gjithandej duke u aktivizuar edhe  nga  Digasteri per shperndarjen e ketij sherbimi ne shkalle Republike.
Pjesemarres e referues ne”Sesionin e pare shkencor”qe zhvillohet ne Shkoder, shtator 1967 -
“ Profilaksia dhe patologjia stomatologjike gjate zhvillimit embrional dhe pas lindjes “ – eshte studimi i pare qe boton ne “ Buletini Stomatologjik” , 1974, nr.2 fq.9-1 e qe do te ndiqet me pas nga shume studime e botime tjera propagandistike e shkencore ne vijim.
Merr pjese ne “  Seminarin e pare kombetar stomatologjik”  qe zhvillohet ne Elbasan: 25-26 Maj 1976, teme qe botohet ne  “Buletini Stomatologjik” , 1976, Nr. 1 fq.75-79.
Ne bashkepunim me Dr. Pirro Qerimin studimi  “Mbi frekuencen e kariesit dhe parodontopative ne N.I.Ushqimoren e Durresit “ botohet ne “ Buletini Stomatologjik” 1977, nr.1, fq 29-37
Ne kete  reviste  prestigjioze te kohes, ”Buletini i  Universitetit Shteteror “ ne vitin 1977, nr.2, fq.97-100 boton artikullin “  Protezat e pjesshme mbi traverse “.
“ Disa te dhena mbi gjingjivopatite ne anomalite e ndryshme te dhembeve dhe te nofullave  gjate mjekimit te tyre “ eshte artikulli qe pergatit ne bashkepunim me Katedren e Ortodontie prane Fakultetit te  Mjekesise, Dega Stomatologji  ( Dr. Dh. Lira, Dr. Haki Bllaca, Dr. E. Papajorgji e Dr. M. Thanati)  e botohet ne“ Punime Stomatologjike, vell.II. Tirane- 1978, fq. 111-115
” Nje rast i ralle i anadontise se pjesshme tek dy sitemet dentare i shoqeruar me polidaktili “ eshte artikulli qe botohet ne  “ Buletini i Universitetit Shteteror “ – Tirane- 1978, nr.3, fq.131-136.
“Studimi mbi shpeshtesine, intensitetin dhe predispozicionin karioz ne rrethin e Durresit “  botohet  ne  “ Buletini stomatologjik” , 1980, nr.1, fq.1-18.
Per kontributin e tij te vecante shkencor e shoqeror eshte dekoruar disa here me medalje pune.
Njeriu  i qeshur e kurajoz, megjithe semundjen e rende qe e shoqeroi gjithnje, shquhej per simpatine qe fitonte ne te gjitha mjediset shoqerore e shkencore gjate aktiviteteve
 te shumta qe organizohen ne shkalle Rrethi e Republike. Ndihmoi gjithnje te rinjte, bashkepuntoret e miqte per gjithcka dinte dhe kishte ne pervojen e bagazhin  e tij te madh profesional.
I dashur, i sinqerte, gjithnje optimist e i gezuar, njeriu me shume miq e dashamires qe ne Bulgari,  por edhe me shume ne aktivitetin e tij si mjek i shquar stomatolog ne Shqiperi,  ai dallohej per aftesite e vecanta organizative.
Ishte promotor dhe motor kryesor ne te gjitha aktivitetet e ndryshme shkencore e profesionale qe Sherbimi Stomatologjik i rrethit te Durresit organizoi per nje periudhe te gjate kohe por edhe i shume aktiviteteve te tjera ne shkalle kombetare te organizuara nga Ministria e Shendetesise.
Mbetet nje nga specialistet e shquar te pedodontise, njeriu i dashur e fisnik qe mjerisht u nda para  kohe nga jeta  duke lene ne mes shume projekte e studime por duke lene edhe nje pasardhes te denje per te atin, deshire e madhe  e tij ne castet e fundit te jetes, Florin,  sot mjek stomatolog e kirurg i njohur i rrethit te Durresit dhe pedagog i jashtem i Fakultetit te Mjekesise, Dega e Stomatologjise, Tirane.
Vdes me 02 Prill 1995.ne moshen 60 vjecare, duke lene nje emer te madh, si prind ideal e njeri i mire, por mbi te gjitha si nje “ gur i denje “ ne panteonin e korifejve te stomatologjise shqiptare nga te diplomuarit e shkolles bullgare te Sofjes.  


          Pjeter PEPA
Doktor i Shkencave Mjeksore
             Ortodont

 

Konsulte Online
Emer Mbiemer (*)

Please type your full name.
Numri i telefonit (*)

Invalid Input
E-mail (*)

Invalid email address.
Ngarko grafine

Invalid Input
Subjekti

Invalid Input
Pershkrimi (*)

Invalid Input

  

Klinika AlbdentaL. All rights reserved.

© 2019 AlbdentaL. All Rights Reserved. Designed By Oxygen Web Studio