Trajtime te tjera

Fluorizimi i Dhembeve

Fluorizimi i dhëmbëve

Fluori është një element, prania e të cilit në dhëmbë e forcon strukturën e tyre dhe i mbron ata nga kariesi (prishja e dhëmbit).  Inkorporimi i fluorit në strukturën e  dhëmbit ndodh vecanërisht gjatë periudhës kur dhëmbët janë në formim e sipër, konkretisht nga lindja kur dhëmbët e qumështit janë duke iu nënshtruar procesit të mineralizimit e deri në moshën 12 vjec  kur përfundon formimi i dhëmbëve te përhershëm. Për këtë arsye në këtë periudhë ka rëndësi të vecantë marrja e sasive të duhura të fluorit.

Fluori mund të merret në dy rrugë:

  1. Rruga e përgjithshme, nëpërmjet marrjes së ushqimeve që përmbajnë fluor, ujit të fluorizuar dhe nëse nevojitet, tabletave të fluorit.
  2. Lokalisht, nëpërmjet përdorimit për larjen e dhëmbëve të pastave dhe shpëlarësve të gojës të fluorizuar ose nëpërmjet aplikimit profesional nga mjeku stomatolog i xheleve apo llaqeve të fluorizuara.

Si ndikon fluori në parandalimin e kariesit?

Fluori ndikon në parandalimin e kariesit nëpërmjet disa mekanizmave:

  1. Inkorporohet në strukturën e dhëmbit duke e bërë atë më rezistente ndaj përbërësve acidë të prodhur nga bakteret.
  2. Pengon humbjen e përbërësve mineralë të smaltit të dhëmbit dhe favorizon remineralizimin e tij duke ndikuar në këtë mënyrë në forcimin e strukturë së dhëbit ku procesi i prishjes sapo ka filluar.
  3. Ndikon mbi bakteret që shkaktojnë kariesin duke neutralizuar veprimin e tyre mbi smaltin e dhëmbëve.
Konsulte Online
Emer Mbiemer (*)

Please type your full name.
Numri i telefonit (*)

Invalid Input
E-mail (*)

Invalid email address.
Ngarko grafine

Invalid Input
Subjekti

Invalid Input
Pershkrimi (*)

Invalid Input

  

Klinika AlbdentaL. All rights reserved.

© 2019 AlbdentaL. All Rights Reserved. Designed By Oxygen Web Studio