Keshilla

Keshilla te Vlefshme

Pacientet duhet qe ti permbahen disa rregullave ne menyre qe te evitojne sa me shume surprizat e pakendeshme si perpara ashtu dhe pas nderhyrjeve nga ana e mjekut.

Pas heqjes se dhembit ose operacionit ne goje, pacienti/ja duhet te:

  1. Mbaje te kafshuar nen presion garzen e vene midis dhembeve per 15 min
  2. N.q.se heqja ka qene traumatike dhe ka zgjatur mbi 15 min, te marre nje qetesues (Auline 100mg ,OKI 80mg 1-2 bustina cdo 8 ore) duke e filluar menjehere pas operacionit dhe jo kur te filloje dhimbja.    
  3. Menjehere pas operacionit, te vendose qese me akull mbi nje garze te thate jashte gojes mbi zonen e operuar me alternim (20min+20min pushim) per 4 ore pas operacionit.
  4. Diten e dyte pas operacionit te mos vendose asnje lloj komprese.
  5. N.q.se enjtja vazhdon, diten e trete mund te vendosen kompresa te ngrohta mbi lekuren e zones se operuar (jashte gojes).Cdo 20 minuta.
  6. Te marre ushqime te lengshme dhe te ftohta per 24 oret e para (supera te vaketa,qumesht, lengje, uje ose akullore).
  7. N.q.se eshte operuar ne goje, te vazhdoje kete diete per me shume se nje dite.
  8. Te ruaje higjienen e gojes ne nivele sa me te mira, pasi nje higjiene e mire e gojes, ben qe edhe plaget te sherohen me shpejt. Larja e dhembeve te behet normalisht me perjashtim te zones se operuar.
  9. Te shpelahet goja me caj kamomil,ose me antiseptiket e pershkruara nga mjeku  per disa dite duke filluar te nesermen e operacionit ,sidomos pas ushqimit disa here ne  dite per 1 jave.
  10. Te shkoje per kontroll pas 1 jave. N.q.se plaga eshte qepur, fijet hiqen pas dites se  7-te. Ne rast se mendon se ka problem, te kontaktoje mjekun ne cdo kohe ne numerin e telefonit me poshte.


Pas heqjes se dhembit ose operacionit ne goje, pacienti/ja duhet te mos:

  1. Pije duhan per te pakten 12 oret e para pas operacionit.
  2. Peshtyje, thithe plagen, perdore pije ose ushqime te nxehta.
  3. Flase shume per 3-4 ore pas operacionit.
  4. Pertype garzen e vendosur por, t’a mbaje ate nen presionin e dhembeve.
  5. Beje ushtrime fizike (palester, lojera sportive) per 12-24 ore pas operacionit.
  6. Perdore ushqime te forta 3-4 ditet e para pas operacionit.
  7. Vendose Aspirin mbi plage ose te shpelaje gojen me alkool ne rast se ka dhimbje.
  8. Neglizhoje ne asnje menyre marrjen e mjekimit te dhene nga mjeku.
  9. Hezitoje te kontaktoje mjekun ne rast nevoje.


Kujdes:Mos kafshoni buzen apo gjuhen gjate kohes qe ato qendrojne te mpira

Klinika AlbdentaL. All rights reserved.

© 2024 AlbdentaL. All Rights Reserved. Designed By Oxygen Web Studio