Trajtime te tjera

Proteza

Zëvendësimi i dhëmbëve të humbur ka një rëndësi të vecantë për shëndetin dhe estetikën tuaj. Në mungesë të dhëmbëve, muskujt facialë e humbasin tonicitetin e tyre e për pasojë , jo vetëm që reduktohet  aftësia për të përtypur ushqime (funksioni përtypës) dhe për të shqiptuar fjalët ( funksioni fonetik), por cënohet edhe estetika meqënëse fytyra merr një pamje të plakur.

Një protezë është një aparat që ka për qëllim të zëvendësojë dhëmbët e humbur duke garantuar  funskionin përtypës, fonetik dhe estetikën faciale.
Protezat mund të jenë totale ose parciale. 

  1. Protezat totale përdorën për  të zëvendësuar të gjithë dhëmbët e humbur të njërës nofull apo të të dyja nofullave.
  2. Protezat parciale (të pjesshme) përdoren për të zëvendësuar hapësirat e krijuara si rezultat i heqjes së disa prej dhëmbëve  natyrorë.  Ato fiksohen në dhëmbët e mbetur  në gojë me anë të krosheve (ganxhave) metalike ose me anë të atashmenteve.

Elementët e protezës që zëvendësojnë dhëmbët që mungojnë  janë pllaka e protezës dhe dhëmbët artificialë. Pllaka përbën bazën e protezës.  Ajo mund të jetë prej akriliku (plastike) ose metali.  Dhëmbët artificialë janë prej akriliku dhe përzgjidhen të tillë që të përshtaten me ngjyrën, formën dhe madhësinë e dhëmbëve tuaj natyrorë duke siguruar në këtë mënyrë një efekt estetik optimal.

Konsulte Online

Emer Mbiemer(*)
Please type your full name.

E-mail(*)
Invalid email address.

Numri i telefonit(*)
Invalid Input

Subjekti
Invalid Input

Pershkrimi(*)
Invalid Input

Ngarko grafine
Invalid Input

Provo qe nuk je robot(*)
Provo qe nuk je robot
Invalid Input

  

Klinika AlbdentaL. All rights reserved.

© 2020 AlbdentaL. All Rights Reserved. Designed By Oxygen Web Studio