Rreth Nesh

Një ekip i kualifikuar për shëndetin tuaj dentar

Klinika jonë ofron kujdes dentar të specializuar, mbështetur nga një ekip mjekësh të kualifikuar dhe teknologji të avancuar, duke u angazhuar për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Staf i Kualifikuar

Ekipi ynë përbëhet nga mjekë të kualifikuar dhe me përvojë, të cilët ofrojnë kujdes dentar profesional dhe të specializuar për çdo pacient.

Teknologji e Avancuar

Përdorim teknologjinë më të avancuar në fushën e stomatologjisë, duke siguruar rezultate të sakta dhe të shpejta përmes metodave moderne dhe pajisjeve të specializuara.

Partnerë te Besueshëm

Kemi partnerë të besueshëm si Straumann dhe Navident, duke garantuar përdorimin e materialeve dhe teknologjive më të avancuara për trajtimet dhe shërbimet tona dentare.

Historia Jonë

Klinika dentare nisi rrugëtimin e saj në vitin 1991 si një shërbim privat, themeluar nga Dr. Haki Bllaca (1934-1995), një nga stomatologët më të respektuar shqiptarë, i diplomuar në Sofje, Bullgari.

Vizioni dhe përkushtimi i tij krijuan themelet e një tradite të gjatë profesionalizmi në shërbimin dentar.
Pas ndarjes nga jeta të Dr. Haki Bllacës, tradita e klinikës u mbajt gjallë dhe u zhvillua më tej nga i biri, Dr. Florian Bllaca. Pasi përfundoi studimet në stomatologji gjatë viteve 1992-1997 dhe u specializua në kirurgjinë maksilofaciale në periudhën 1998-2002,

Dr. Florian Bllaca udhëhoqi klinikën drejt një standardi të ri. Fillimisht, klinika operoi në ambientet e saj të para në rrugën “Aleksandër Goga” deri në vitin 2008, kur u zhvendos në hapësirat aktuale moderne në rrugën “Grigor Durrsaku,” pranë Bashkisë Durrës.
Gjatë këtyre viteve, klinika ka përjetuar një transformim të vazhdueshëm, duke u zgjeruar dhe duke u kthyer në një qendër bashkëkohore dentare me standarde të larta.
Sot, klinika përfaqësohet nga një ekip profesionistësh të kualifikuar që ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh dentare, nga kirurgjia maksilofaciale deri te ortodoncia dhe protetika.

Në ekipin e klinikës përfshihen edhe Dr. Alba Bllaca (Fani), bashkëshortja e Dr. Florianit, e diplomuar në stomatologji gjatë viteve 1999-2004, dhe Dr. Klajd Druga, i diplomuar në vitet 2003-2008. Së bashku, ata kanë ndërtuar një mjedis ku teknologjia më e avancuar dhe përkujdesja e pacientëve janë prioritet.

Arritjet e klinikës ndër vite përfshijnë adoptimin e teknologjive më të fundit në fushën dentare, zgjerimin e stafit me mjekë të specializuar dhe krijimin e një reputacioni si një nga qendrat më të besueshme dentare në Durrës.

Sot, ne jemi krenarë që u shërbejmë pacientëve tanë me përkushtim dhe profesionalizëm, duke ofruar zgjidhje të personalizuara për çdo nevojë dentare.

Njihuni me Mjekët Tanë

Me përvojë të pasur dhe përkushtim maksimal, ekipi ynë i mjekëve ofron kujdes dentar të klasit botëror.

Dr. Alba Bllaca (Fani)

Mjeke Stomatologe​

Dr. Florian Bllaca

Kirurg Maksilofacial​

Dr. Klajd Druga

Mjek Stomatologe​

Dr. Lorela Lahe​​

Mjeke Stomatologe​

Dr. Ilda Xharo​​

Mjeke Stomatologe​

Arritjet Tona në Shifra

Disa shifra që pasqyrojnë përkushtimin dhe arritjet tona gjatë viteve.

25

Vite Eksperience

10

Staf Mjeksor i Kualifikuar

500+

Implante Dentare

56K+

Paciante te sherbyer