Për shëndetin dhe mirëqenien tuaj dentare
Kujdes dentar i specializuar dhe i besueshëm.
Klinika Albdental ofron kujdes dentar të specializuar dhe të besueshëm, duke përdorur teknologji të avancuar dhe një ekip mjekësh të kualifikuar për të siguruar rezultate të shkëlqyera për çdo pacient.
Njihuni me Mjekët Tanë
Me përvojë të pasur dhe përkushtim maksimal, ekipi ynë i mjekëve ofron kujdes dentar të klasit botëror.
Kirurg Maksilofacial

Dr. Florian Bllaca
Kirurg Maksilofacial
Dr. Florian Bllaca është kirurg maksilofacial. U diplomua në vitin 1997 në Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji, të Universitetit të Tiranës dhe u specializua në kirurgji maksilofaciale pranë Spitalit Universitar të Tiranës (1998–2002). Në vitin 2006 përfundoi Masterin dhe në vitin 2023 mori gradën Doktor me temën „Kirurgjia paraimplantare”. Që nga viti 1998 punon në klinikën Albdental në Durrës.
Arsimimi
- 1992–1997 Fakulteti i Mjekësisë, dega Stomatologji, Universiteti i Tiranës.
- 1998–2002 Specializim në kirurgji maksilofaciale pranë Spitalit Universitar të Tiranës.
- 2005–2006 Master, Departamenti i Kirurgjisë Maksilofaciale, Universiteti i Tiranës. Tema: „Frakturat e kompleksit zigomatiko-maksilar”.
- 2023 Doktoraturë, Departamenti i Kirurgjisë Maksilofaciale, Universiteti i Tiranës: „Kirurgjia paraimplantare”.
Përvoja profesionale
- Që nga 1998 klinika private Albdental, Durrës.
- Që nga 2002 kirurg maksilofacial në Shërbimin e Kirurgjisë, Spitali Rajonal i Durrësit.
- 2000–2017 lektor i jashtëm i Kirurgjisë Orale në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë.
- 2007 kryetar i Komisionit Mjekësor të Spitalit Rajonal të Durrësit.
- Që nga 2019 kryetar i Urdhrit të Mjekëve Dentistë të Durrësit dhe anëtar i Asamblesë Kombëtare.
Kurse dhe trajnime
- 2003 Kurs intensiv për implantet Tiolox, Tiranë.
- 2004 Kurs intensiv kirurgjikal dhe protetik për implantet Tiolox, Ispringen, Gjermani.
- 2005 Një muaj në Departamentin Maksilofacial të Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Padovës, Itali.
- 2006 Kurs intensiv kirurgjikal dhe protetik për implantet Tiolox, Pforzheim, Gjermani.
- 2010 Një muaj kirurgji paraimplantare dhe maksilofaciale, Universitätsklinikum Erlangen-Nürnberg, Gjermani.
Kumtesa dhe botime
- 2001 Konferenca Kombëtare Vjetore Stomatologjike: „Tumoret e gjëndrave të pështymës”.
- 2004 Simpoziumi i parë Kombëtar i Kirurgjisë Maksilofaciale: „Një rast me tumor me qeliza gjigante të mandibulës” (botuar në Revistën Kombëtare Stomatologjike).
- 2007 Kryetar i Komitetit Organizues të Konferencës Mjekësore-Kirurgjikale të Spitalit Rajonal të Durrësit; kumtesa „Adenoma pleomorfe e gjëndrave të pështymës e operuar në Spitalin Rajonal të Durrësit gjatë periudhës 2002–2007”.
- 2008 Konferenca e 14-të Kombëtare Vjetore Stomatologjike: „Frakturat e maksilës të trajtuara në Spitalin e Durrësit gjatë periudhës 2002–2008”.
- 2009 „Kirurgjia e Përgjithshme”, 2 vëllime (redaktor Prof. Besim Elezi): autor i pjesës maksilofaciale; financuar dhe miratuar nga Akademia Kombëtare e Shkencave.
- 2010 Konferenca e 15-të Kombëtare Vjetore: „Planifikimi paraimplantar te pacientët me atrofi të nofullave”.
- 2010 Kryetar i Komitetit Organizues të Konferencës së dytë Mjekësore-Kirurgjikale të Spitalit Rajonal të Durrësit; kumtesa „Implantologjia. Një revolucion në protetikën dentare”.
- 2010 Simpoziumi Kombëtar i Kirurgjisë Maksilofaciale, Tiranë: „Rindërtimi maksilo-mandibular në tumore dhe trauma (raste personale)”.
- 2011 Konferenca e tretë Mjekësore-Kirurgjikale e Spitalit Rajonal të Durrësit: „Implantimi dentar i maksilave atrofike të rindërtuara me graft kockor nga kresta iliake”.
- 2011 „Atlasi i Kirurgjisë Maksilofaciale” (Prof. Asoc. G. Shtino, Prof. Asoc. R. Isufi): bashkautor.
- 2011 Simpoziumi i dytë i Shoqatës Maksilofaciale të Kosovës: „Vlerësimi klinik i materialeve të përdorura për ngritjen e sinusit”.
- 2012 International Craniomaxillofacial Surgery Association, Maspalomas, Spanjë: „Implantimi dentar i maksilave atrofike të rindërtuara me graft kockor nga kresta iliake”.
- 2012 Kongresi i 17-të i Shoqatës Stomatologjike Ballkanike: „Vendosja e implanteve në zonën e sinusit maksilar. Rezultatet e 17 rasteve me ngritje sinusi”.
- 2014 Kongresi i 22-të i Shoqatës Evropiane të Kirurgjisë Kranio-Maksilo-Faciale, poster: „Implantimi dentar i maksilave atrofike të rindërtuara me graft kockor nga kresta iliake. Rezultatet e tre rasteve”.
- 2015 Konferenca Kombëtare e Kirurgjisë Maksilofaciale: „Ankiloza e ATM-së. Prezantim rasti”.
- 2015 Revista Kombëtare e Kirurgjisë Maksilofaciale: „Vlerësimi i 34 rasteve me ngritje sinusi”.
- 2016 Revista Kombëtare e Kirurgjisë Maksilofaciale: „Augmentimi kockor në proceset alveolare atrofike. Vlerësimi i 47 rasteve”.
- 2017 Macedonian Journal of Medical Sciences: „Implantimi dentar i maksilave atrofike të rindërtuara me graft kockor nga kresta iliake. Rezultatet e shtatë rasteve”.
Anëtarësi
- Shoqata Stomatologjike Shqiptare
- Shoqata Shqiptare e Kirurgëve Maksilofacialë
- Klubi Mjekësor „Asklepi”, Durrës
- European Association for Cranio-Maxillo-Facial Surgery (anëtar aktiv)
Gjuhët
- Shqip (gjuha amtare), anglisht, italisht.

Dr. Alba Bllaca (Fani)
Mjeke Stomatologe

Dr. Klajd Druga
Mjek Stomatologe

Dr. Lorela Lahe
Mjeke Stomatologe
Mjeke Stomatologe

Dr. Ilda Xharo
Mjeke Stomatologe
Dr. Ilda Xharo është diplomuar në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Prej rreth tetë vitesh është pjesë e ekipit të Albdental, me fokus në stomatologjinë estetike dhe restauruese, endodonti dhe protetikë dentare.
Fushat kryesore të praktikës:
- Estetikë dhe restaurime: Composite Veneers dhe restaurime për harmonizimin e formës, ngjyrës dhe proporcioneve të dhëmbëve.
- Endodonti: trajtime dhe ritrajtime të kanaleve të dhëmbëve.
- Protetikë: kurora dhe ura zirkoni mbi dhëmbë natyralë
Qasja e saj ndërthur saktësinë klinike, kujdesin për detajet dhe planifikimin individual, duke synuar rezultate natyrale që harmonizojnë estetikën me funksionin dhe shëndetin oral.
Implantimi i së Ardhmes, Sot!
Kombinimi i cilësisë së padiskutueshme të implanteve #1 në botë, Straumann, me precizionin e teknologjisë më të avancuar Navident, garanton rezultate të përsosura dhe standardet më të larta në implantologji.



Implante Straumann
Implantet Straumann janë liderët globalë në fushën e implantologjisë dentare, të njohura për cilësinë, qëndrueshmërinë dhe rezultatin natyral që ofrojnë. Përdorimi i këtyre implanteve siguron trajtime të sigurta dhe afatgjata.

Pa nderhyrje kirurgjikale
Navident mundëson vendosjen e implantit me një saktësi të lartë, pa nevojën për ndërhyrje kirurgjikale të thellë.
Përdorimi i kësaj teknologjie mundëson një planifikim të saktë për vendosjen e implantit, duke përdorur masa digjitale dhe fotometri për të krijuar një imazh të detajuar të strukturës dentare.

Rezultate të Shpejta dhe të Sigurta
Kombinimi i produktit më të mirë në botë, siç janë implantet Straumann, dhe teknologjisë së avancuar Navident, duke përdorur masën digjitale dhe fotometrinë, ofron një proces të shpejtë, të saktë dhe minimalisht invaziv. Kjo qasje inovative minimizon komplikimet dhe garanton rezultate të shkëlqyera për çdo pacient.
Fushat tona të Ekspertizës
Zgjidhni kujdesin më të mirë dentar me shërbime të specializuara dhe teknologji të avancuar.
Implante Dentare
Cilësia më e lartë me implantet Straumann, lider global në këtë fushë.
Kirurgji Orale
Procedura precize dhe minimale invazive me teknologjinë më të avancuar.
Sherbime Estetike
Zbuloni një buzëqeshje të përsosur me trajtime të personalizuara estetike.
Laborator Dentar
Zgjidhje të shpejta dhe të sakta me teknologjinë më të re.
Faseta E-max
Estetikë dhe qëndrueshmëri për një buzëqeshje të natyrshme.
Kujdes per Femije
Trajtime të dedikuara për shëndetin dentar të më të vegjëlve.
Partnerët
Besueshmëri dhe Cilësi për Rezultate të Shkëlqyera





Pershtypje nga Pacientët
Vlerësime të besueshme përmes Google Business Reviews, një platformë e pavarur, e cila mundëson që klientët të japin mendimet e tyre pa ndikime të jashtme.
Galeria e Fotove
Reflektimi i Kujdesit dhe Profesionalizmit




Dëshironi të rezervoni një takim?
Na kontaktoni në numrin tonë të telefonit. Jemi këtu për t’ju ofruar kujdes dentar profesional dhe të specializuar.