Trajtime te tjera

Pastrimi i Gurzave & Cipave

Gurëzat janë depozitime të forta me ngjyrë të verdhë në kafe, të cilat formohen  si rezultat i fortësimit me kalimin e kohës të pllakës bakteriale  të akumuluar mbi dhëmbë.

Si formohen gurëzat?

Mbeturinat ushqimore të akumuluara në gojë pas ushqimit  së bashku me bakteret formojnë  mbi sipërfaqen e dhëmbëve një biofilm të hollë i tejdukshëm ose me ngjyrë të bardhë në të verdhë të quajtur pllaka bakteriale, e cila eleminohet lehtësisht nëpërmjet larjes së dhëmbëve. Në rast të moslarjes, pllaka bakteriale akumulohet në sipërfaqe të tyre dhe mbi të depozitohen kripërat minerale  të  cilat shkaktojnë fortësimin e saj. Në këtë mënyrë formohen gurëzat, të cilat në ndryshim nga pllaka bakteriale nuk eleminohen dot nëpërmjet larjes së dhëmbëve, por kanë të nevojshëm  pastrimin profesional nga mjeku stomatolog, procedurë kjo qe emërtohet procedura e pastrimit  të gurëzave.

Ku formohen më shumë gurëzat?

Gurëzat formohen në ato vende ku për arsye të ndryshme qimet e furcës së dhëmbëve nuk arrijnë të depërtojne. Të tilla janë psh. sipërfaqet e dhembit në afërsi me mishin e dhëmbëve ( qafa e dhëmbit) dhe hapësirat ndërmjet dhëmbëve. Në këto vende është e vështirë që furca të realizojë një pastrim efektiv, gjë  që kushtëzon akumulimin aty të pllakës bakteriale dhe të gurëzave.  
Gurëzat formohen kryesisht në sipërfaqen gjuhore ( të brendshme) të dhëmbëve prerës të poshtëm, në nivel te sipërfaqes buzore (të jashtme) të dhëmballës së parë të sipërmë si dhe në dhëmbët, të cilët për arsye të ndryshme nuk marrin pjesë në funksionin përtypës. Mund të formohen në sipërfaqen e dhëmbit mbi mishin e dhëmbëve ose nën të.

Pse është e rëndësishme të realizohet pastrimi i gurëzave?

Pastrimi i gurëzave ka një rëndësi tëvecantë, sepse përfaqëson një ndër masat kryesore për parandalimin e sëmundjeve të mishrave të dhëbëve.  Faktori kryesor që ndikon në shfaqjen e këtyre sëmundjeve janë pikërisht gurëzat e akumuluara në sipërfaqe të dhëmbëve, vecanërisht ato që vendosen nën nivelin e mishit  (gingivave). Prania e tyre shkakton irritim dhe inflamacion të mishrave të dhëmbit gjë që manifestohet me skuqje, enjtje dhe gjakrrjedhje nga mishrat gjatë larjes së dhëmbëve, gjatë përtypjes së ushqimeve të forta dhe në raste të rënda gjakrrjedhja mund të ndodhë edhe spontanisht.  Nëse nuk realizohet pastrimi i gurëzave, procesi avancon më tej duke shkatuar shkrirje të kockës që mban të fiksuar dhëmbin në gojë, tërhqje të mishrave të dhëmbëve dhe lëvizshmëri të dhëmbit.  Pikërisht për të parandaluar në kohë shfaqjen e këtyre dëmtimeve të parikthyeshme dhe për të lejuar mishrat e dhëmbëve të rikthehen në gjendjen e tyre normale realizohet pastrimi i gurëzave.

Si realizohet procedura e pastrimit të gurëzave?

Pastrimi i gurëzave është një procedurë e cila realizohet nga mjeku stomatolog dhe konsiston në largimin e gurëzave nga sipërfaqet e dhëmbëve nëpërmjet thërmimit të tyre me anë të një instrumenti të posacëm ultrasonik dhe më pas lustrimin e tyre me furcë dhe pastë. Kjo procedurë është relativisht e padhimbshme dhe nuk i dëmton dhëmbët. Në përgjithësi ajo duhet kryer cdo 6 muaj ose cdo 1 vit, megjithatë në individë të ndryshëm sasia dhe ritmi i formimit të gurëzave është i ndryshëm e për pasojë dhe intervali ikohës nga një pastrim në tjetrin ndryshon nga individi në individ.

Konsulte Online
Emer Mbiemer (*)

Please type your full name.
Numri i telefonit (*)

Invalid Input
E-mail (*)

Invalid email address.
Ngarko grafine

Invalid Input
Subjekti

Invalid Input
Pershkrimi (*)

Invalid Input

  

Klinika AlbdentaL. All rights reserved.

© 2019 AlbdentaL. All Rights Reserved. Designed By Oxygen Web Studio